Zviceranët mbështesin në shumicë planet e qeverisë vendase për të krijuar një traktat të ri me Bashkimin Europian, i cili do të përfshinte edhe institucione arbitrazhi në ndihmë të zgjidhjes së disa mosmarrëveshjeve. Të paktën ky është rezultati i një sondazhi të publikuar këtë të dielë.

Anketimi është i rëndësishëm, pasi bazuar në sistemin neutral të demokracisë së drejtpërdrejtë të shtetit të shquar për orët dhe çokollatat, votuesit zviceranë kanë fjalën e fundit mbi një traktat, që zyrtarët besojnë se do të rakordojnë gjatë këtij viti. Marrëdhëniet dypalëshe bazohen aktualisht në një mozaik akordesh sektoriale.

54% e të anketuarve në sondazhin e Institutit “GfS Bern” mbështetën planin për të pasur gjykata arbitrazhi të formuara nga përfaqësues zviceranë, të Bashkimit Europian dhe palëve të tjera neutrale, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Edhe mbështetësit e ekstremit të djathtë, Partia Popullore Zvicerane (SPP), që kundërshtojnë një traktat të ri, e mbështetën këtë qasje.

Vetëm 4 për qind e zviceranëve dëshirojnë që Gjykata Europiane e Drejtësisë së BE-së të jetë “arbitri” përfundimtar i zgjidhjes së konflikteve, edhe pse kjo gjykatë (ECJ) parashikohet të vendosë mbi çështje që kanë të bëjnë me ligjet e unionit. 35 për qind e të anketuarve mbështetën sistemin aktual, sipas të cilit një komision i përbashkët zvicerano-europian supozohet të arrijë kompromiset në trajtimin e ngërçeve.

Sondazhi përfshiu 2.500 të anketuar dhe pati një marzh gabimi prej 2 për qind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA