Putin, gati avionin luftarak 10 herë më të fuqishëm

27/04/2018 19:12

Avioni i ri ushtarak rus, i cili arrin deri në 2000 km në orë, pritet të testohet së shpejti me raketa që do të jenë 10 herë më precize se kurrë më parë.

Forcat ajrore të Vladimir Putin pritet të testojnë në gusht avionin e tyre supersonik Tu-22M3M, që do të pajiset me raketat vdekjeprurëse të gjeneratës së re.

Modernizimi i modelit Tupolev Tu-22M3 do të thotë që bombarduesi mund të manovrohet 8 herë më lehtë, shumë më i shpejtë dhe do të lëshojë raketa me një precizion si asnjëherë më parë.

E ky avancim teknologjik i Rusisë së Vladimir Putin vjen në një kohë kur marrëdhëniet me Perëndimin janë në nivelin më të ulët që prej Luftës së Ftohtë Botërore.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA