Unai Emery ka konfirmuar se nuk do të jetë më trajner i Paris Saint Germain menjëherë sapo të përfundojë sezoni aktual.

Sipas “L’Equipe”, trajneri spanjoll është takuar me Presidentin e klubit, Nasser al-Khelaifi dhe me drejtorin sportiv Antero Henrique, për t’i bërë të ditur vendimin e tij.

“I informova lojtarët e mi mbi këtë mbledhje, ku u vendos që të mos vazhdojmë më bashkë në sezonin e ardhshëm. Dua të falenderoj drejtuesit, bashkëpunëtorët e mi dhe futbollistët”, deklaroi Emery.

Sipas mediave franceze, trajneri i ardhshëm i PSG do të jetë Thomas Tuchel. Trajneri e ka hedhur firmën në kontratën me klubin parizien për dy sezonet e ardhshme, me opsion për ta shtyrë edhe për një të tretë.

Për ta vulosur këtë mbetet vetëm zyrtarizimi, që sipas mediave franceze pritet të bëhet pas finales së Kupës së Francës, më 8 maj. Te parizienët, Tuchel do të ketë fuqi të plota mbi merkaton dhe për ndërtimin e skuadrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA