Armand Hallvaxhiu, 34-vjeçari që humbi jetën të dielën në brigjet e Karaburunit, prej disa vitesh punonte si operator në disa televizione informative.

I riu i talentuar kishte pasion zhytjen, pasion i cili i mori dhe jetën. Prej disa vitesh ai ushtronte këtë sport si dhe ishte pjesë e shoqatës së zhytësve profesionistë.

Vetëm pak ditë më parë Mandi, siç e thërrisnin të gjithë, kishte postuar në Facebook pamje nga zhytjet më të fundit ku shprehej se e kishte marrë malli.

Armandi kishte një pasion të madh për zhytjet, por padyshim edhe kameran dhe fotografinë, duke sjellë momente të magjishme nga bota nënujore në ekspeditat dhe zhytjet që ai ka kryer gjatë këtyre viteve.

Vdekja e Armandit ka pikëlluar familjarët, miqtë e kolegët të cilët kanë shprehur pikëllimin e tyre për humbjen e tij.

Dhe stafi i Top Channel, kolegë të Mandit shprehin ngushëllimet për familjarët, miqtë për humbjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA