Momentet dramatike përpara bombardimit të Sirisë (Foto)

15/04/2018 11:40

Në fotot e mëposhtme mund të shikoni momentet dramatike të pilotëve britanikë përpara se të nisen për misionin bombardues në Siri.

Katër avionë ushtarakë GR4 Tornado lanë bazën e tyre në Akrotiri të Qipros në orën 03:00 të mëngjesit të ditës së shtunë për të bombarduar plantacionet me armë kimike pranë qytetit të Homsit.

“Ne nuk duam të përmbysim Assad, por të ndalojmë përdorimin e armëve kimike”, ka theksuar Theresea May, kryeministrja e Britanisë.

Ndërsa Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati për të goditur sërish Sirinë nëse përsëriten sulme të tjera kimike.

Vala e sulmeve është më e madhja ndonjëherë ndaj qeverisë së Presidentit sirian Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore në 7 vitet e luftës civile në Siri.

Siria ka mohuar përdorimin e agjentëve kimikë dhe thotë se sulmi u fabrikua nga rebelët.

Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e shtunë, Rusia e akuzoi Perëndimin për sulmet që erdhën pa pritur rezultatet e hetimit të sulmit të dyshuar kimik në Douma.

Rusia u shpreh se SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Francë u sollën si huliganë dhe “treguan shpërfillje ndaj ligjeve ndërkombëtare”.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA