Veliaj: Ambicja jonë, zhvillimi i agroturizmit dhe fuqizimi i zonave periferike

10/04/2018 13:28

Në takimin me homologun e tij të Bolonjës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se zhvillimi i agroturizmit dhe fuqizimi i zonave periferike është ambicja e institucionit të drejton.

Veliaj tha se eksperienca që ka Bolonja në këtë fushë, do të shërbejë në realizimin e ambicies së Bashkisë së Tiranës për të fuqizuar sektorin e agroturizmit dhe zhvillimit të zonave rurale. “Bolonja ka fuqizuar shumë agrobiznesin. Po shikojmë ide që kanë funksionuar në periferitë e Bolonjës. Tirana është e bekuar me natyrën që ka në periferi, siç janë fshatrat me produktet e tyre. Ambiciet tona për agroturizëm dhe për mënyrën se si fuqizojmë zonat periferike të Tiranës mund të realizohen fare mirë me bashkëpunimin e Bolonjës”, përfundoi Veliaj.

Dy homologët diskutuan edhe për drejtimin e të rinjve në tregun e punës, ndërkohë që Tirana është tashmë një epiqendër universitare.

“Bolonja është sot qyteti që ka universitetin më të vjetër në Evropë, ku ashtu si në Tiranë, shumica e studentëve që studiojnë në Bolonja zgjedhin të jetojnë aty. Në Tiranë, 90% e studentëve që vijnë këtu jetojnë këtu. Të mësojmë nga më të mirët si të mundësojmë që këta të rinj që mbarojnë shkollën në Tiranë, të qëndrojnë këtu, të krijojnë familje, si mund t’i ndihmojmë me një shtëpi dhe pastaj si t’i përcjellim në tregun e punës. Për këtë Bolonja është shembulli më i mirë”, u shpreh Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA