Që askujt të mos i mbetet hatri, Princ Harry ka vendosur që të lërë jashtë Kështjellës Windsor të gjithë politikanët VIP.

Këshilltarët e Kensigton palace kanë përpiluar një “të paftuarish” për dasmën e vitit: në platenë që do të shoqërojë dasmën e djalit të dytë të Princeshës Diana me aktoren amerikane Meghan Markle nuk do të jetë presidenti Trump dhe paraardhësi i tij Obama me bashkëshorten Michelle, por mbi të gjithë nuk do të jetë as kryeministrja e Anglisë, Theresa May.

Dasma mbretërore do të mbahet më 19 maj dhe me gjithë dashamirësinë që Harry ka për shumë përsonazhe të njohur të politikës, përfshi sh-presidentin Obama, kanë vendosur që të bëjnë një listë personazhet që nuk do të jenë në ceremoni, për të evituar problemet diplomatike. Arsyeja kryesore ka qenë padyshim siguria, por edhe koha e pritjes dhe e përcjelljes së tyre. Për këtë vendim ‘Familja Mbretërore’ është këshilluar edhe me Qeverinë Britanike.

Qëndrojnë ndërkohë sipas parashikimeve të gjitha ftesat e tjera dhe numri i të ftuarve që do të jenë në këtë dasmë mbetet 600 persona.

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA