Flamurtari do të presë nesër pasdite Skënderbeun, në takimin e dytë brenda pak ditësh, pas atij të Kupës së Shqipërisë në Korçë. Kuqezinjtë e Duros triumfuan në sfidën e parë gjysmëfinale, pro nesër në stadiumin ‘Flamurtari’ luhet një ndeshje kampionati dhe sipas trajnerit të vlonjatëve, ‘muzika’ ndryshon.
“Ndeshja e kampionatit nuk ka asnjë lidhje me atë të Kupës së Shqipërisë, ku fituam. Do të jemi në fushën tonë dhe nuk fitojmë prej kohësh në kampionat, ndaj presioni do të jetë i gjithi mbi ne”, u shpreh Duro.
Pas Skënderbeut, kalendari pozicionohet në krah të vlonjatëve, të cilët mund të rikthehen sërish në majat e renditjes së Superiores, por për këtë duhet ta nisin që nesër me fitore ndaj kryesuesve.
“Fitorja do të ishte shumë e rëndësishme, sepse më pas kemi një kalendar më të favorshëm, që duhet ta shfrytëzojmë. Kundërshtari është më i qetë, pasi thuajse e ka siguruar titullin kampion. Presioni është mbi ne, ngaqë na duhet rezultati. Kam besim se do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe do të dalim në fushë vetëm për fitoren”, deklaroi trajneri i Flamurtarit.
Top Channel