Ka mjaftuar një raportim në portalin e komisariatit dixhital që policia e Shkodrës të vihej në lëvizje për të të arrestuar dy të rinj që shpërndanin drogë në një lokal.
Hidisen Dervishi, 24 vjeç, dhe Rei Besho, 19 vjeç, në një lokal me lojëra kompjuterike në lagjen “Vasil Shanto”, kishin me vete tre qese plastmasi me kanabis sativa, apo 8 gram si peshë. Sasia e drogës iu gjet gjatë kontrollit të beftë të policisë pasditen e të premtes.
“Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në lagjen Vasil Shanto, në një lokal me lojëra kompjuterike dhe janë gjetur shtetasit e lartëpërmendur, ku dhe nga kontrolli i ushtruar në këtë lokal u gjetën të fshehura në një çantë tre qese plasmasi si ajo e lëndës narkotike Cannabis Sativa ku rezultuan me peshe 8 gram të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.
Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”.
Top Channel