Rastet më të vështira të syrit nuk kërkojnë më udhëtim jashtë, zgjidhja është në Shqipëri me Dr. Nishant Taneja nga India Toka 25 vjet pa tapi, hipoteka zvarrit dy të moshuarit
70-vjeçari nga fshati Vreshtas ka aplikuar marsin e vitit të kaluar për të marrë certifikatën e pronësisë për 21 dynymë tokë bujqësore.
“Vij pyes vazhdimish dolën kartat a s’dolën. Ata ‘jo s’je në sistem, jo bashkia’. Sot është hera e katërt. Më thonë apliko prapë. Ca aplikimi të bëj se se kuptoj?”, thotë Ali Gjoni.
Së bashku me bashkëshorten Dallëndyshen , ata jetojnë falë tokës, por peripecitë që po kalojnë për të marrë certifikatën e pronësisë janë bërë një barrë e rëndë. Sorollatjet e Aliut bëhen edhe më të vështira në ditët kur toka e tij kënetore përmbytet dhe kjo ndodh çdo vit.
“E punojmë që prej ‘92 it. Erdhi topografi ka thënë gjithçka në rregull”, vijon Aliu.
Për shumicën e familjeve në fshatin Vreshtas marrja e certifikatës së pronësisë për tokat që ata i kanë përfituar prej vitesh është kthyer në sfidën e radhës pasi u duhet që në mënyrë të përsëritur të drejtohen në hipotekë ku prej vitesh nuk mbarojnë punë.
Top Channel