Helmimi i spiunit, Rusia përballet me një valë dëbimi të diplomatëve

26/03/2018 23:29

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj evropianë po dëbojnë dhjetëra diplomatë rusë, në një përgjigje të bashkërenduar ndaj helmimit të një spiuni rus në Britani të Madhe.

Ky mund të quhet padyshim dëbimi më i madh kolektiv i oficerëve të inteligjencës ruse në histori, pasi më shumë se 20 vende janë solidarizuar me Mbretërinë e Bashkuar, duke dëbuar më shumë se 100 diplomatë.

Rusia mohon çdo rol në sulmin ndaj Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia, në Salisbury, në Anglinë Jugore, ndërsa u zotua se do të hakmerret ndaj “gjestit provokues”. Aktualisht Skripal dhe vajza e tij, mbeten në gjendje kritike, por të qëndrueshme, në spital.

Krerët e BE-së ranë dakord javën e kaluar se ishte shumë e mundshme që Rusia të fshihej pas pas helmimit nervor të Skripal dhe vajzës së tij.

“Regjimi i Presidentit Putin po kryen veprime agresioni ndaj vlerave dhe interesave tona të përbashkëta, brenda kontinentit tonë dhe më gjerë. Si një demokraci sovrane evropiane, Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë krah për krah me BE-në dhe me NATO-n, që të përballen së bashku me këto kërcënime”, deklaroi kryeministrja britanike, Theresa May.

Vendimit për të dëbuar oficerë të stafit diplomatik rus, iu bashkua edhe Shqipëria, teksa ministri Bushati i kërkoi ambasadorit rus largimin e dy personave .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA