Humbi shikimin gjatë trazirave të vitit 1997, Emiliano Lule përballet më një tjetër emergjencë shëndetësore pas një aksidenti automobilistik
Për vitin 2017, shqiptarët kanë thënë se besojnë më tepër tek institucionet fetare se sa tek ato të arsimit publik, tek institucionet e shëndetit, tek policia apo tek prokuroria apo gjykata.
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) kanë prezantuar së fundmi gjetjet e sondazhit “Besimi në Qeverisje 2017”, i zhvilluar në nëntor 2017.
Gjetjet tregojnë se institucionet publike që gëzojnë besimin më të madh janë:
– Institucionet Fetare (76%)
– Forcat e Armatosura (63%)
– Institucionet e Arsimit Publik (63%)
– Institucionet e Shëndetit Publik (53%)
– Policia e Shtetit (53%)
– Prokuroria (22%)
– Gjykatat (21%)
– Partitë Politike (21%)
Po pse shqiptarët besojnë më shumë në fe se sa tek institucionet?
Top Channel