Kosovë, kampionia e botës shpërblehet për suksesin në “Bodybuilding”

19/03/2018 17:53

Kampionia e botës në “Bodybuilding”, Gentiana Beqa, dhe trajneri i saj Elvin Beqa, janë sportistët e radhës që shpërblehen nga Kosova për sukseset e arritura në arenat ndërkombëtare.

Gentiana Beqa fitoi medaljen e artë në Kampionatin e “Bodybuilding”-ut dhe “Fitness”-it të Francës, e për këtë u vlerësua edhe financiarisht nga Ministria e Sportit.

Ministri Kujtim Gashi, në një ceremoni sportive i dha kampiones një çek prej 10 mijë eurosh, ndërsa 5 mijë i shkuan trajnerit.

“Sot po tregojmë përkushtimin tonë si Ministri edhe për Getën, por edhe për të gjithë sportistët. Do të jemi në mbështetje të vazhdueshme për të gjithë sportistët, të cilët i sjellin çmime dhe medalje Republikës së Kosovës. Një nga ata është edhe Geta”, tha Kujtim Gashi, ministër i Sportit.

Vet kampionia e botës tha se është angazhuar maksimalisht për të arritur rezultatet dhe sigurisht me ndihmën e autoriteve pretendon edhe më shumë.

“Unë kam dhënë maksimumin tim për të sjellë suksesin, që deri më tani s’e ka arritur askush. Çmimi i kampiones së botës do të thotë shumë, si për mua, ashtu edhe për të gjithë Kosovën e Ministrinë e Sportit, sikurse edhe për familjen time, ndaj i falënderoj të gjithë. Kam kërkuar prej ministrit dhe Ministrisë së Sportit që të më mbështesë, në mënyrë që të rrëmbej të gjitha trofetë edhe për vitin 2018”, tha Gentiana Beqa, kampione e botës.

Kampionia tha gjithashtu se ka pranuar ftesën nga Spanja për të përfaqësuar Kosovën në garat e këtij viti të “Bodybuilding”-ut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA