Gjashtë emigrantë janë mbytur në detin Egje, në kohën që varka në të cilën ndodheshin me të paktën 20 emigrantë të tjerë,u mbyt në detin Egje gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi në ishullin Agathonisi, një ishull që ndodhet në skajin me verior të kompleksit ishullor të Dodekanezit në afërsi të ishillut Samos.

Sipas rojes bregdetare greke, persona të pa identifikuar njoftuan nëpërmjet telefonit se një varkë ishte mbytur në afërsi të brigjeve të ishullit.

Menjëherë në zonë u dërguan mjete lundruese,dhe deri tani janë gjetur 6 trupa, katër fëmijë, një burrë dhe një grua.

Ndërkohë deri tani në breg kanë dalë,vetem 2 gra dhe 1 burrë, ndërkohë, roja bregdetare me dy anije, ndodhet në zonë dhe po ofron ndihmën e saj.

Për t’ju ardh në ndihmë emigrantëve, në zonë ka filluar një operacion i gjerë,ku marrin pjesë anije luftarake të marines greke, dy anije të rojes bregdetare, tre anije peshkimi dhe tre helikopterë të flotes luftarake si dhe një anije e Frontex.

Dyshohet se emigrantët janë nisur nga brigjet turke gjatë orëve të natës, por për shkak të motit të keq dhe erërave të forta të Egjeut, varka e tyre u përmbys, duke e kthyer edhe një herë në varr ujor për emigrantët e pa shpresë.

Autoritet thonë se gjatë ditëve në vazhdim presin një valë të re emigrantësh të mbërrijnë në brigjet greke. Një diëe më parë, ka qenë vete presidenti turk Rexhep Tajip Ertogan që kërcënoi vendet europiane se nëse do të hape kufirin për emigrantët, atëherë Europa s’do të dijë ku të fshihet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA