Fëmija i tretë i familjes mbretërore do të vijë në jetë në muajin prill.
Dukesha Kate Middleton, kishte disa ditë që nuk shfaqej në publik, por duket se tashmë ka nisur angazhimet e saj.
Pavarësisht shtatzënisë, dukesha duket në forma perfekte fizike, aq sa duket se ajo po luan me fansat e saj, të cilët janë shumë kuriozë të dinë gjininë e fëmijës së tretë.
Dalja e parë publike e Kate Middleton ishte me një fustan ngjyrë blu të Temperley London.
Ndërsa disa ditë më pas, dukesha u shfaq me një fustan ngjyrë rozë të Orla Kiely.
Menjëherë pas kësaj, Kate sërish vijoi “lojën” e ngjyrave, pasi u shfaq në daljen e rradhës me fustan blu të Philosophy by Lorenzo Serafini.
Blu apo rozë, djalë apo vajzë?
Anglezët dhe fansat e familjes mbretërore janë “çmendur” nga kjo lojë e Kate Middleton, e cila edhe pse e di gjininë e fëmijës, nuk dëshiron ta bëjë publike dhe vijon lojën e ngjyrave.
Por, pas zbulimit të gjinisë, do të lindë një tjetër kuriozitet: Si do të jetë emri i fëmijës?
Top Channel