I konsideruar si një segment i rëndësishëm që bën të mundur shkurtimin e një distance të konsiderueshme të juglindjes së vendit me kryeqytetin, rruga Qukës–Qafë Plloçë është një nga akset më problematike për sa i përket zvarritjes së punimeve.

Duket e pabesueshme, por ky aks ka nisur rreth një dekadë më parë e ndërsa sot mund të flasim për rreth 50% të punimeve të kryera. Por përveç rëndësisë strategjike rruga pritej të ndikonte dhe në përmirësimin e jetesës së disa fshatrave, por për këta banorë, 10 vjet me radhë, rruga ka sjellë vetëm probleme.

Qeveria shqiptare mori përsipër të rinisë punimet në rrugën Qukës–Qafë Plloçë në Korrik të vitit 2015 duke ndërhyrë në projektin e mëparshëm i cili kishte probleme. Rreth 40 km e gjatë rruga është e parashikuara në tre lote në të cilat po punohet njëkohësisht ndërsa vlera e investimit kap shifrën e 38 milionë dollarëve.

Edhe pse është parashikuar të përfundojë në qershor të këtij viti duket se sërish afatet do të shkelen, ndërsa Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri në inspektimin e fundit që i bëri kësaj rruge tha se shpreson që ajo të mbarojë në vitin 2019.

Dalja nga Qukësi në drejtim të Qafë Plloçës do të evitojë kalimin nga Përrenjasi dhe Pogradeci duke shkurtuar rrugën në drejtim të Korçës dhe Kapshticës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA