Nesër në Tiranë, ashtu si dhe në të gjithë vendin festohet Dita e Verës. Krahas axhendës së festimeve, bashkia e kryeqytetit bën të ditur edhe bllokimin e rrugëve që do të duhet për të organizuar aktivitetet e shumta.
Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.
Më konkretisht:
1. Nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri blv. Zhanë D’Ark.
– Për këtë segment qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të bëhet si më poshtë:
– Në rrugën “Myslym Shyri” në kryqëzimin me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar majtas, sipas sensit të lëvizjes.
– Në blv. “Zhanë D’Ark”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
2. Nga ora 00:00 deri në orën 24:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri rrugën “Ismail Qemali”.
Për këtë segment qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:
– Në blv. “Bajram Curri” në kryqëzim me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
– Në rrugën “Ismail Qemali” me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
3. Nga 00:00 e datës 14 Mars deri në orën 04:00 të datës 15 Mars në segmentin e rrugëve; “Pjetër Bogdani” nga “Ibrahim Rugova” deri “Sami Frashëri”; “Brigada VIII”; “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri me rrugën “Ismail Qemali”.
Për këto segmente qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:
– Në blv. “Bajram Curri” në kryqëzim me “Ibrahim Rugovën”, drejtim i detyruar drejt, sipas sensit të lëvizjes.
– Në rrugën “Ismail Qemali” në kryqëzim me “Ibrahim Rugovën”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
4. Mjetet e transportit publik me itenerar në blv. “Dëshmorët e Kombit” do të devijohen në rrugët “Ibrahim Rugova”- blv. “Gjergj Fishta” – “Sami Frashëri” për të vazhduar në sheshin Willson për njërin drejtim. Për drejtimin tjetër, nga sheshi Willson – “Sami Frashëri” – blv. “Bajram Curri” – ura e Rr. “Elbasanit” për të vazhduar në rrugën “George W. Bush”.
Top Channel