“Sekreti” i fotos së Maduros, analiza e ekspertit: E çorientuan dhe e filmuan që të mos zvarrisë gjyqin
Disa persona janë shtypur nga një automjet, në një fushë të hapur në Spanjë, sipas raportimeve më të fundit të medieve lokale.
Mendohet se drejtuesja humbi kontrollin e automjetit dhe u ngjit në trotuar, duke goditur disa studentë nga shkolla “Carolina Coronado” në qytezën Almendralejo, periferi e Madridit.
Të paktën 4 persona u goditën nga automjeti, njëri prej të cilëve është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje kritike.
Pamjet nga vendngjarja janë ndarë në mediet sociale e tregojnë atë që dyshohet të jetë automjeti i përfshirë në incident, një “Peugeot” i dëmtuar ndjeshëm, në anë të rrugës.
Zyrtarët konfirmuan se aksidenti ishte një “gabim” i shoferes. “Drejtuesja kaloi përtej krahut të majtë, hyri në një zonë parkimi dhe më pas u ngjit në trotuar. Në fund u ndal pas përplasjes me një pemë”, thotë autoritetet vendase.
Top Channel