Të dhënat më të fundit për obezitetin tek fëmijët janë të frikshme. Sipas një studimi, 41% e 16-19 vjeçarëve janë mbipeshë, një rritje prej 36% kjo krahasuar me dy vite më parë.
Shifrat janë akoma më shqetësuese për vajzat në këtë grupmoshë. 47.9% e tyre janë mbipeshë, krahasuar me 35.6% në vitet 2013-2014. E kjo nuk është një tendencë e mirë.
Për ekspertët, shqetësuese është edhe situata mes grupmoshës 2-5 vjeç, ku 26% e tyre janë mbipeshë. Nëse krahasohen përqindjet, jo vetëm të fëmijëve mbipeshë, por edhe atyre obezë, mes viteve 2013-2014 dhe 2015-2016, përqindja ka shkuar nga 9.3 në 13.7.
Tendencat mes parashkollorëve janë veçanërisht shqetësuese duke pasur parasysh se studimet e kohëve të fundit kanë zbuluar se nëse një fëmijë është mbipeshë në periudhën parashkollore, shanset janë që ata të qëndrojnë të tillë edhe kur të rriten.
Top Channel