Më 27 mars do të jetë një ditë interesante për ata që ndjekin zhvillimet në industrinë kineze të telefonëve.

Të tretët në botë për pajisjet, Xiaomi ka bërëë të ditur se çfarë do të sjellin këtë pranverë. Teksa ne dimë vetëm për P20 trio të Huawei, lajmërimi i Xiaomi është ende një mister përsa i përket pamjes.

Ne dimë që do të lajmërojë Mi Mix 2s, me fuqinë e re të Snapdragon 845. Pajisja pritet të ketë një kasë qeramike, dhe një ekran 5.99 polsh. Sipas thashethemeve pajisja do të ketë një çift kamerash 12 megapiksel.

Mi Mix 2s pritet të ketë bandën 4G LTE dhe karrikim wireless. Por në YouTube janë publikuar pamjet e para të tij dhe duke parë prej saj këtë herë do të ketë selfie kamera në cep Kështu, Xiaomi pritet të vrasë me një gur dy zogj, dhe ajo që pritet është raporti i ekranit me trupin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA