Valon Sadiku është nga Prishtina. Ai ka mbi 10 vite që jeton në Londër, ku dhe punon si berber. Valoni ka dhe një vella binjak, që quhet Kushtrim, i cili ka një parukeri në Prishtinë.
Ai ka punuar në parukeri të ndryshme në Londër. Prej 1 viti ka hapur një parukeri të veten meshkujsh gjë që duket se ka shumë sukses.
Ambienti ndodhet në tregun Borough. Shumë turistë dhe fytyra publike janë klientë të tij. Sigurisht, më i njohuri është, ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron.
Cameron, flokët e tij ia ka besuar pikërisht Valonit. Në fund të dy ata kanë realizuar disa fotografi, ku duken të kënaqur.
Cameron ishte Kryeministër i Britanisë së Madhe nga viti 2010 deri më 2016. Valoni ka diskutuar gjatë qethjes së Cameron për Kosovën, për familjen e ish-kryeministrit britanik.
Ky i fundit duket se ka ngelur i kënaqur nga berberi dhe ka kërkuar që tani e tutje të shkojë dhe ta qethë atë në shtëpinë e tij.
Top Channel