
Përgatitjet për provimin! Më 3 qershor mbi 27 mijë maturantë të klasave të 12-ta do t’i nënshtrohen provimit të parë
02/06 19:50
Në redaksinë e Fiks Fare ka mbërritur një material video, të dërguara nga një qytetar që thotë se është nga fshati Hotesh i njësisë administrative Luzni në Dibër.
Videoja tregon gjendjen e një rrugë, që quhet Përroi Kaps, ku u duhet të kalojnë gjithmonë banorët e këtij fshati, edhe kur kanë probleme shëndetësore.
Në rastin konkret, qytetari që e ka dërguar shprehet se i duhet të kalojë në këtë përrua për të transportuar në spitalin e Peshkopisë dy fëmijë të sëmurë.
Siç shihet nga pamjet, kalimi përmes kësaj rruge është një sfidë më vete, që bëhet thuajse e pamundur në ditë me reshje shiu e dëbore.
Top Channel