
Për mjekësinë, mesatarja 9.7! Publikohen rezultatet e konkursit, janë pranuar 436 aplikantë
25/08 19:54
Reshjet e shumta të shiut dhe shkrirja e më shumë se 70 centimetra bore ka shtuar ndjeshëm prurjet e përrenjve malorë edhe në qarkun e Dibrës.
Rruga Peshkopi-Kukës është dëmtuar në 3 segmente si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes thonë se dëmi është shumë i madh dhe duhet ndërhyrja e Autoritetit të Rrugëve.
Në segmentin Trebisht-Doganë Maqedoni po punohet ende për hapjen e rrugës pas bllokimit nga rrëshqitja e tokës një ditë më parë.
Top Channel