Kokaina, Basha: Linjë droge që funksionon me ardhjen e Ramës në pushtet

05/03/2018 13:16

Rasti i sasisë së konsiderueshme të kokainës kapur në portin e Durrësit, për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha ka të njëjtën skemë si rasti i kokainës së Xibrakës. Në fjalën e tij në Kuvend Basha tha se kjo është një linjë droge që funksionon e pandërprerë që nga ardhja e Edi Ramës.

“Shqipëria shërben si bazë për përpunimin, paketimin dhe dërgimin drejt tregut europian. Këtë ka patur parasysh dhe DASH deh Europol ku kanë thënë se Shqipëria në këto vite të qeverisjes së Edi Ramës është kthyer në një bazë të krimit të organizuar. Prej kohësh opozita ka thënë se ka tre laboratorë tëpërpunimit të drogës në Shqipëri. Cilat janë faktet që Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe të tjerë aksionar dhe aksionerë të kokainës mundohen ti fshehin me çdo kusht e çdo çmim. Një publikim i thjeshtë tregoi se kjo kompani ka bërë 97 ngarkesa nga Kolumbia”, tha Basha.

Basha tha se Arbi Garden ka bërë 97 ngarkesa nga Kolumbia. “Kontenieri në portin e Durrësit për 9 ditë. Është larguar 24 orë para se droga e tij të ndalohej. Është larguar pasi ka mbyllur dhe niptin dytësor. Partnerët prej kohësh kishin sinjalizuar të shkuarën kriminale të Çekajt, në vendet e tyre. Një nga të arrestuarit,shoferi, në faqen e tij në Facebook shkruante se puna që bën është transportoj miell për partizanët. Kush janë partizanët e vërtetë për të cilët është porositur droga? Kush e ka financuar një operacion të tillë?

180 milionë euro, afro 300 mije euro për kg, që do të thotë duke parë analizën e tregut të kokainës nga Europol, se bëhet fjalë për kokainë shumë të pastër, që duhet prerë, pra, që duhet përzier me substanca të tjera, para se të jetë e gatshme për tu hedhur për konsum. Droga do të shkonte në një laborator në territorin shqiptarë për përpunim të mëtejshëm. E njëjta kompani kishte sjellë përmes portit të Durrësit 97 herë të tjera ngarkesa nga Kolumbia. Është një fakt botërisht i njohur se për çdo ngarkesë që kapet 10 kalojnë, është një fakt botërisht i njohur që në ngarkesat e drogërave të forta me vlerë të lartë komerciale, kurrë nuk eksperimentohet pa patur dy faktorë, prova të mëparshme të suksesit të trafikut dhe një garanci të fortë politike. Para se të kalonte një sasi prej 620 kg, kartelet kanë tentuar e provuar me sukses ngarkesa të tjera për t’i garantuar për suksesin e operacionit. Sa kanë qenë? 10 kg, 100, 200, burime mediatike përflasin për sasi më të mëdha se kjo prej 620.

Sa herë janë kontrolluar ngareksat e mëparshme të Arbi Garden? 97 herë? 50 herë? 20 herë? 10 herë? 5 herë? 1 herë? Apo asnjëherë? Pse pronari e la për më shumë se një javë në port. Pronari është sinjalizuar prej vitesh te auotritetet shqiptare si i dyshuar dhe përfitues i trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë. Pse Rama mohoi në deklaratën e tij bashkëpunimit me partnerët?”, tha Basha në fjalën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA