Ka startuar edhe në Top Channel programi maratonë që do të shoqërojë eventin e ndarjes së Çmimeve Oscar, në një mbrëmje gala, plot spektakël, surpriza dhe emocione.

Nën moderimin e Ledion Liços, në një studio të ngrohtë, përshtatur rehatisë së shijes së Oscar-ve si nga shtëpia, do të diskutojnë një sërë të ftuarish.

Pas pjesës së parë, me komentuesit e anës teknike të filmave, si Ermir Joinka, Genc Përmeti, Erion Bubullima, Andi Proda, Jonida Beqo, Elkjana Gjipali, tani vëmendja ka kaluar tërësisht te shkëlqimi në tapetin e kuq.

Në studion e Top Channel është ndërruar paneli, teksa tani së bashku me prezantuesin Ledion Liço, janë edhe:

Lori Hoxha – Producente/ Trend Setter
Niko Komani – Kurator imazhi
Odeta Banushaj – Redaktore mode
Edrit Mërtiri – Fashion Photographer.

Të ftuarit do të bisedojnë dhe komentojnë veshjet e pjesëmarrësve në Dolby Theatre, teksa do të shoqërojnë ceremoninë e kalimit mbi Tapetin e Kuq.

Ndërsa ky vit i jep mundësinë më të madhe filmit “Forma e Ujit” të Guillermo Del Toros për të marrë statujën e artë të filmit më të mirë, apo edhe për regjisorin më të mirë, sërish eksperienca ka treguar që surprizat e kësaj nate janë të paparashikueshme.

E ndërsa Oscar është një edicion special, pasi vjen pas skandalit seksual të shtatorit që vuri në dyshim edhe ekzistencën e kësaj nate, ka edhe një politikë të tërë kundër diskriminimit, megjithatë ende nuk kemi një fitues gay të statujës së artë.

FOTO GALERI
1/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA