Manchester City-Chelsea u konsiderua si përballja mes kampionëve në fuqi dhe kampionëve të pashpallur ende të Premier League, por distanca e jashtëzakonshme mes tyre u ndie edhe më e madhe sesa 24 pikët që ndajnë tashmë kryesuesit nga londinezët e vendit të pestë.

Chelsea humbi kështu ndeshjen e 4-t radhazi që luan jashtë “Stamford Bridge”, ndërsa City luajti mjaft mirë, edhe pse “blutë” e Antonio Contes e mbajtën hapur deri në fund ndeshjen, por u mungoi përqëndrimi dhe efikasiteti përpara portës, në atë që mund të cilësohet edhe si një forcë e munguar në sulm.

City dominoi, ashtu siç edhe pritej nga një skuadër e drejtuar nga Guardiola, ndërsa Chelsea i lejoi kundërshtarët të luanin, me objektivin për t’i goditur me kundërsulm, arma më e fortë e një tekniku italian si Conte, por pa ia dalë mbanë të rrëmbenin ndonjë pikë.

Edhe pse David Silva dhe Leroy Sane ishin thjesht të mrekullueshëm për t’u parë në sfidën e kësaj të diele, ai që bëri diferencën ishte pikërisht Bernard Silva, që gjeti rrugën e golit me të filluar pjesa e dytë, pas asistit të spanjollit Silva.

City i miliardave vijon rrugëtimin e qetë e të pangacmuar nga askush drejt titullit këtë sezon, ndërsa Chelsea duket se u ka shkaktuar shumë dhimbje tifozëve të tyre, që donin me dëshpërim të rrëmbenin pikë në betejën e tyre për të kapur vendin e katërt, që të çon në Champions League vitin e ardhshëm. Tashmë “blutë” ndjekin Tottenhamin me 5 pikë më shumë, ndërsa United gjendet edhe më larg, me 6 pikë, por me një ndeshje më shumë për të luajtur, atë ndaj Crystal Palace.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA