Khloe Kardashian edhe pse në muajin e tetë të shtatzënisë vijon të ruajë forma perfekte fizike.
Këtë të mërkurë bukuroshja është fotografuar nën shoqërinë e motrave të saj, Kim dhe Kourtney, në të cilat bukuroshja 22-vjeçare shfaqet mjaft elegante.
Në fotot e publikuara Khloe ka veshur një fustan të shkurtër ngjyrë argjenti dhe duart i ka vendosur në barkun e rrumbullakosur, gjë për të cilën është kritikuar shumë herë.
Në një postim në rrjetin social Twitter Khloe shkruan: “Kam pritur gjatë për këtë moment në jetën time. Kam vetëm pak muaj për ta shijuar këtë fazë të shkurtër, ndaj dhe do e prek sa herë të mundem barkun tim. Mami të do zemër!”.
Mediat kanë shkruar se Khloe është në pritje të një vajze, edhe pse nga ana e saj nuk ka asnjë deklaratë.
Më parë është menduar që çifti të ketë një djalë, por njerëzit raportuan të mërkurën se shenjat janë se ata janë duke sjellë në jetë një vajzë.
Një person i brendshëm i familjes deklaroi: ‘Ajo tashmë po përgatitet për të sjellë në jetë fëmijën e saj dhe në gardarobën e bebes ka vetëm gjëra rozë, ndaj dhe mendohet se do të jetë vajzë”.
Top Channel