Tjetër “çmenduri” nga Kina, “rrëmbejnë” 26-vjeçarin nga La Liga

01/03/2018 17:50

Pasi e bëri Karlos Tevez futbollistin më të paguar të historisë e që rezultoi një dështim total, Liga kineze bëhet protagoniste e një tjetër shpenzimi që kalon kufijtë e logjikës, e sigurisht edhe të tregut në sportin më popullor në planet.

Sulmuesi me origjinë kongoleze Sedrik Bakambu u prezantua si blerja më e re e Beixhing Guoan, duke i dhënë një fund të lumtur negociatave mes formacionit aziatik dhe Villarealit që kishte në pronësi kartonin e lojtarit.

26-vjeçari i lindur në Francë njoftoi se do të luante në Kinë që në muajin Janar, por skuadra nga Pekini e vonoi zyrtarizimin deri në ditën e parë të Marsit për shkak të komplikimeve me taksat dhe ndërhyrjen e shtetit komunist. Fluksi i lojtarëve të huaj të joshur përmes milionave për të luajtur në një ligë me nivel mesatar, u kthye në shqetësimin e Kinës për shkak se paratë do të dilnin jashtë vendit, dhe talente do të mbeteshin në hije.

Kongolezi Sedrik Bakambu ka kushtuar 75 milionë Euro nga të cilat 41 kanë shkuar në arkat e Villarealit dhe 34 të tjerë si taksa në shtetin kinez. Sezoni i ri i Superligës kineze nis këtë të premte dhe do të përfundojë në muajin nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA