Sylvester Stallone, babai më me fat në Hollywood
01/03/2018 14:20
Sophie 21 vjeçe dhe Scarlet 15 vjeçe, janë dy vajzat e aktorit të famshëm Sylvestër Stallone.
Dy bukuroshet kanë vendosur të ndjekin hapat e babait përsa i përket famës, dhe duket se po ia dalin me sukses.
Vajzat e aktorit janë modele dhe tashmë edhe imazh i një prej firmave më të njohura që është Chanel.
Sophie dhe Scarlet ishin të ftuarat speciale në eventin “We Love Coco” të organizuar nga shtëpia e modës dhe të dyja u shfaqën mjaft elegante të veshura me fustane të firmës, ndërsa pozonin në tapetin e zi së bashku.
Top Channel