Një markë japoneze thotë se ka krijuar makinën e parë në botë që shkon nga 0 në 100 km/h për më pak se 2 sekonda.

Aspark Owl u prezantua në Ekspozitën e Frankfurtit vitin e kaluar. Makina ka 430 kuaj fuqi, peshon 860 kg dhe arrin shpejtësinë 100 km/h për 1.9 sekonda.

Kjo do të thotë se një shpejtësi të tillë, kjo makinë e arrin më shpejt edhe se njëvendëshet e Formulës 1.

Aspark thotë se do të prodhojë vetëm 50 modele të tilla dhe klientët duhet të paguajnë më shumë se 3 milionë euro nëse e duan një “bishë” të tillë në garazhin e tyre.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA