Aston Martin e vitit 1961 do të bëhet shumë shpejt makina më e shtrenjtë britanike që shitet në Europë.

Së shpejti ky mjet klasik do të dalë në ankand dhe pritet që të shitet për rreth 12 milionë euro. Ky çmim i “çmendur” vjen për faktin se bëhet fjalë për një DB4GT Zagato garash, që është drejtuar nga dy herë kampioni i Formulës 1, Jim Clark.

Ankandi do të zhvillohet në 13 korrik.

Aktualisht, makina më e shtrenjtë britanike e shitur në Europë është Bentley “Blower”, që u ble në vitin 2012 për 5.7 milionë euro. Ndërsa makina britanike e shitur më shtrenjtë në botë është Aston Martin DBR1 e vitit 1956, që u ble për 19.8 milionë euro në Kaliforni, vitin e kaluar.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA