Britaniku i parë ka pasur lëkurë e flokë errëta dhe sy blu, kështu rezulton në bazë të të dhënave më të fundit të ADN-së.

Zbulimi i jashtëzakonshëm është bërë gjatë rindërtimit të fytyrës së një personi të vdekur 10 mijë vite më parë, të quajtur “burri Cheddar”.

Eshtrat të gjetura në Somerset janë kockat e thuajse-humanëve më të vjetra të gjetura ndonjëherë në Britani dhe shkencëtarët kanë deklaruar se janë surprizuar kur zbuluan se britaniku më i vjetër do të konsiderohej “me ngjyrë” nëse do të jetonte ditët e sotme.

Kërkimet sugjerojnë se banorët e parë në ishullin britanik kanë zhvilluar lëkurën e bardhë shumë më vonë se sa ishte menduar.

Ekspertët mendojnë se “burri Cheddar” është paraardhësi i 1 në 10 persona që jetojnë sot në Mbretërinë e Bashkuar.

FOTO GALERI
5/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA