Kompania ajrore “United Airlines” në SHBA nuk lejoi një pasagjere femër që të merrte në bordin e avionit palluan e saj, pavarësisht se ajo tha se bëhet fjalë për një kafshë që i jep mbështetje emocionale.
Fatkeqësisht për pasagjeren femër, emocioni nuk matet me përmasa gjatësie dhe peshe, të cilat palloi i kalonte që të gjitha dhe s’mund të qëndronte në kabinë.
Pavarësisht këmbënguljes së pasagjeres për të paguar edhe biletë enkas për shpendin e saj të madh, kompania u treguan e palëkundur dhe tha se nuk ka asnjë mundësi që ai të fluturojë në kabinë me pasagjerët.
Videot e fotot e palloit që priste në aeroport bënë xhiron e botës, e sipas kompanisë janë një mesazh për ata që nuk ndahen dot nga kafshët e tyre, se ka edhe kufizime.
Linjat ajrore në SHBA lejojnë disa pasagjerë me probleme emocionale, ose psikiatrike, që të marrin në bordin e avionëve kafshët e tyre të terapisë. Por vitet e fundit, numri i kafshëve që ofrojnë mbështetje emocionale është rritur ndjeshëm dhe ka ngritur dyshimin se njerëzit po abuzojnë me sistemin.
Top Channel