Libri “Zjarr dhe tërbim”, Trump “në lidhje” me ambasadoren Haley

27/01/2018 14:02

Libri “Zjarr dhe tërbim – Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit” i gazetarit Michael Wolff vazhdon të ngjallë polemika, e pretendimet e tij duket kanë mbërritur deri te Nikky Haley.

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, që sot përfaqëson Shtetet e Bashkuara në OKB, mohon me forcë pretendimet e Wolffit se ajo kalon shumë kohë me Donald Trumpin në avionin presidencial.

“Thashetheme të ndyra e të pabazuara”, i quan 46-vjeçarja fjalët që kanë qarkulluar lidhur me një marrëdhënie më të ngushtë të saj me shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Në librin polemizues, gazetari 64-vjeçar nënvizonte se Trumpi e shpenzonte një pjesë të mirë të kohës së lirë me Haleyn në bordin e “Air Force One”.

Javën që shkoi, ndërsa fliste në televizion me komedianin Bill Maher, ai këmbënguli se marrëdhënia e Trumpit me një grua të rëndësishme të administratës së tij “është 100 për qind e vërtetë”.

Haley e shfajëson veten shumë thjesht. “Në avionin presidencial, – thotë ajo, – jam ngjitur vetëm një herë dhe në praninë e një numri të madh njerëzish. Presidentin kokë më kokë nuk e kam takuar kurrë. Por del gjithmonë dikush, që i hedh shigjeta një gruaje të pavarur”, shton ambasadorja. “Unë jam mësuar tani dhe vazhdoj rrugën time”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA