Ja përse e ndikon kontrata e re e Messit, rivalin e tij më të madh Cristiano Ronaldo
Pa bërë ende debutimin me Manchester United, Alexis Sanchez duket është në telashe serioze.
Sipasa asaj që raporton ‘Telegraph’ është hapur një hetim për ish-sulmuesin e Arsenal, pasi akuzohet se ka thyer rregullat e gatishmërisë në kryerjen e testit antidoping. Të enjten e shkuar, disa agjentë të antidoping janë paraqitur në qendrën stërvitore të Arsenal, por pa mundur të kryejnë testin me Sanchez, futbollistin që të hënën zyrtarizoi kalimin te Manchester United.
Rregullat e federatës së futbolllit janë të qarta dhe të rrepta: klubet e Premier League duhet të japin informacion të saktë mbi adresën, orën e zhvillimit të stërvitjes dhe vendbanimin e futbollistit. Dhe sigurisht që futbollisti do të kryejë testin me detyrim. Për këtë arsye Arsenal dhe Manchester United duhet të justifikojnë vendndodhjen e sulmuesit.
Top Channel