Rekord në Dubai, filxhani i çajit më i madh në botë

26/01/2018 23:27

Dubai e bën sërish! Thyen një tjetër rekord botëror, këtë herë duke krijuar filxhanin më të madh të çajit në botë. Një total prej 120 personash morën pjesë në sfidë.

“Filxhani i çajit” është 3.66 metra i lartë, ka një diametër prej 1.42 metrash dhe mund të mbajë një volum prej 5 mijë litrash. Për të mbushur filaxhanin u përdorën 155 kg çaj, 270 kilogram qumësht pluhur, 360 kg sheqer dhe aromatizues të tjerë si xhinxheri dhe kanella.

Pas miksimit me 5 mijë litra ujë në 60 tenxhere, çaji me shijen origjinale ishte gati. Një përfaqësues i Guinnes World Record, që ishte i pranishëm në zonë, regjistroi dhe shpalli të vlefshëm rekordin e ri. Më pas, çaji i nxehtë iu shpërnda vizitorëve të shumtë që dëshmuan arritjen.

Shënimi i një rekordi botëror nuk është diçka e re për Dubain, madje kjo është kthyer në një praktikë për të joshur më shumë turistë në qytet. Përveç filxhanit më të madh të çajit, Dubai ka godinën më të lartë dhe ishullin më të madh artificial në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA