Abramovich mendon shkarkimin e Conte-s, PSG gati të përfitojë

26/01/2018 18:01

Humbja ndaj Arsenalit dhe eleminimi nga Carabao Cup nuk kërcënonte largimin e Antonio Contes nga Chelsea, të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Por, ajo që duket se nuk i ka pëlqyer Roman Abramovich dhe drejtuesve të tjerë të Chelsea-t ka qenë një deklaratë e trajnerit italian dhënë në fund të takimit ndaj “Topçinjëve”.

“Blerjet e kryera këtë sezon nuk janë konsultuar me mua. Nuk kam patur të bëj fare me merkaton”, ishte deklarata e Conte-s.

Pikërisht këto fjalë, sipas raportimeve në mediat sportive britanike kanë tërbuar Roman Abramovich. Mliarderi rus thuhet se po negocion me disa emra të tjerë për të marrë drejtimin e skuadrës së tij, duke ngjallur zërat për një shkarkim para fundit të sezonit të Antonio Conte-s. Ndeshja ndaj Newcastle për FA Cup, duket se është vënë si mundësia e fundit.

Nga kjo, si në Angli dhe Francë thuhet se po përpiqet të përfitojë PSG, që kërkon ta lidhe trajnerin italian në një kontratë për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, si pasues të Conte-s në Londër qarkullojnë dy emra. I pari është Luis Enrique dhe i dyti, ish-i Carlo Ancelotti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA