Gara për Griezmann, shfaqet Manchester City

25/01/2018 14:47

Barcelona dhe Manchester United kanë gjetur një rival në garën për blerjen e Antoinne Griezmann.

Bëhet fjalë për Manchester City, i cili sipas tabloidit britanik ‘The Sun’ është gati të bëjë gjithçka për të sjellë në ‘Etihad Stadium’ sulmuesin francez të Atletico Madrid.

Gjithnjë sipas ‘The Sun’, trajneri Pep Guardiola e konsideron Griezmann si futbollistin ideal për repartin e sulmut të skuadrës së tij dhe për këtë arsye katalanasi po mendon seriozisht të sakrifikojë një prej lojtarëve më të rëndësishëm që ka në dispozicion, Sergio Agueron.

‘The Sun’ thekson se drejtuesit e Citizens duke parë konkurrencën e fortë për 26 vjeçarin e përfaqësueses franceze, janë gati t’i ofrojnë Atletico Madrid 30 milionë euro, si dhe kartonin e Sergio Agueron, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e ‘Los Colchoneros’  dhe nëse ky operacion realizohet, atëherë për të do të jetë një rikthim te skuadra madrilene.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA