Kapet bosi i Yakuza-s, e tradhtojnë tatuazhet – FOTO

12/01/2018 11:57

Mbulimi i trupit me tatuazhe është një nga shenjat dalluese të anëtarëve të mafias japoneze Yakuza, sa më shumë tatuazhe, aq më i lartë rangu i personit që i ka.

Por pikërisht kjo shenjë hierarkie i kushtoi lirinë bosit të Kodokai, një grup i Yakuzës, pasi fotoja e tij duke luajtur shah me këmishën hequr bëri xhiron e rrjetit dhe policia japoneze njohu personin që kërkonte prej tatuazheve.

Bëhet fjalë për 72 vjeçarin Shigeharu Shirai, i cili kërkohej prej 14 vjetësh në Japoni për vrasje, kohë të cilën e kishte kaluar i fshehur në Tajlandë.

Ndërsa luante shah me miqtë e tij tajlandezë, që nuk e kishin idenë cili ishte, një admirues i tatuazheve u mahnit nga ato mbi trupin e Shirait dhe bëri një foto që e postoi në Facebook.

Fotoja u pikas nga policia japoneze që prej tatuazheve identifikoi bosin e Yakuzës dhe policia tajlandeze e prangosi. Tashmë pritet riatdhesimi i tij i shpejtë në Japoni. Shirai jetonte në arrati në Tajlandë ku nuk e njihte askush me paratë që Yakuza i dërgonte.

Por në Japoni, ai ishte mjaft i famshëm jo vetëm për faktin që kërkohej nga policia, por edhe për gishtin e vogël të dorës të prerë, ndëshkim që anëtarët e Yakuzës ushtrojnë mbi veten për një gabim që mund të kenë kryer si pjesë e organizatës.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA