Tërmeti 7.6 ballë shkund Karaibet, rrezik për cunam!

10/01/2018 08:26

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë është regjistruar në Karaibe, duke nxitur një paralajmërim për cunam në ishujt e afërt me epiqendrën, por edhe në Porto Riko dhe Xhamajka ekziston rreziku.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 09:51 minuta të mëngjesit të së martës rreth 25 milja nga brigjet e ishullit Swan që është pjesë e Hondurasit.

Qendra Paralajmëruese e Cunameve në Paqësor tha se ekziston rreziku për Porto Rikon dhe ishujt Virgin, ku niveli i valës parashikohet të shkojë deri në 3 metra.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA