Rekrutimet në administratë, qeveria bën një përjashtim për vitin 2018

09/01/2018 15:22

Për 2018 do të jenë 15 zyrtarë të lartë në administratën që do të rekrutohen drejperdrejt jashtë shërbimit civil. Qeveria ka miratuar vendimin ku janë përcaktuar dhe procedurat e konkursit.

Në kriteret e vendosura nga Këshilli Ministrave thuhet se kandidatët nga jashtë duhet të kenë të paktën tre vite përvojë pune në banka te nivelit të dytë ose në biznese të mëdha që nuk kanë detyrime ndaj shtetit, apo në proces gjyqësor. Mund të marrin pjesë persona nga organizata jofitimprurëse të krijuara së paku prej 5 vitesh.

Kandidatë mund të jenë edhe punonjësit e institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, pedagogët, avokatët, noterët apo kontabilistët me kusht që të kenë mbi pesë vite përvojë.

Pranimi dreperdrejt nga jashtë në administratën e lartë publike mund të bëhet në raste të vevcanta me vendim qeverie. I kontaktuar nga Top Channel departamenti i Administrates Publike nuk dha ndonjë sqarim për qëllimin e këtij vendimi. Gjithësesi ai vjen në një moment, kur administrata është përshfirë në lëvizje të shumta marrjes së pushtetit pas zgjedhjeve të fundit nga Partia Socialiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA