Diego Costa ndërron unifomë, por zakonin nuk e harron! Gjashtë muaj larg fushave të futbollit, braziliano-spanjolli ka bërë debutimin në Spanjë me Atletico Madrid, me gol dhe karton të kuq.
I rikthyer në Madrid pas 3 vjetësh eksperiencë në Angli te Chelsea, Diego Costa ka fituar vedin si titullar në formacionin e trajnerit Simeone dhe menjëherë ka shfaqur grintën e tij. Sulmuesi profilik në pjesën e parë u ndëshkua me karton të verdhë, që do të rezultonte deciziv në fundin e takimit. Në minutën e 68-të ai shënoi golin e dytë për skuadrën vendase, por ndërsa festonte me tifozët ka hequr dhe fanelën, ç’ka bëri që arbitri të mos i kursente kartonin e dytë të verdhë.
Atletico fitoi përballjen me Getafe dhe skuadra e drejtuar nga Diego Simeone tanimë ngjitet në vendin e dytë në klasifikim, si ndjekësja më e afërt e Barcelonës së pathyeshme në këtë sezon.
Top Channel