Roma-Nainggolan në krizë, nga Kina ofrohen 40 mln

05/01/2018 12:00

Historitë e natës së Vitit të Ri ku Nainggolan u shfaq në gjendje të dehur, duket se kanë hapur skenarë aspak të pëlqyeshëm. Nuk flitet vetëm për gjobë ndaj futbollsitit belg, por orët e fundit janë shtuar dyshimet se ai mund të përfundojë në merkato.

Roma ka vendosur te përdorë dorën e hekurt brenda skuadrës së saj dhe fjalët e drejtorit Monchi se: “Kush nuk ka mentalitetin fitues nuk mund të qëndrojë në Romë, sepse duhet të respekt” janë sinjali për të gjithë futbollistët se nuk do të ketë asnjë tolerim dhe për askënd. Dhe Nainggolan nuk bën përjashtim nga të tjerët. E vështirë që ai të përfundojë në merkato në janar, por në qershor ofertat për të do të merren seriozisht.

Për mesfushorin belg nuk janë të interesuara vetëm skuadrat angleze, por shumë të interesuara duken edhe skuadrat kineze, në veçanti Gunagzhou Evergrande, e drejtuar nga Fabio Cannavaro, që është gati të ofrojë 40 milionë euro për ta marrë që në janar.

Ndërkohë Roma nga ana tjetër është duke rritur presionin për të afruar në skuadër 20 vjeçarin Nicolo Barella, një prej të rinjve më të spiaktur të Serie A. Cagliari është kontaktuar edhe nga Juve e Inter, por është gati të shesë futbollistin te skuadra që do të ofrojë më shumë. Roma kërkon të shfrytëzojë edhe marëdhëniet që ka ma agjentin e tij, që është njëkohësisht edhe agjenti i belgut Nainggolan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA