Presidenti Ilir Meta takon boksierin Nuri Seferi
05/01/2018 10:05
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar boksierin shqiptar Nuri Seferi.
Kreu i shtetit uroi, me anë të një postimi në Facebook, që ish-kampioni i Europës në boks të rikthehet sa më shpejt në ring.
“Ishte kënaqësi të nisja ditën me ish-kampionin e Europës në boks, Nuri Seferi.
Uroj që në këtë vit të shpallur të “Skënderbeut”, Nuri Seferi të rikthehet fuqishëm në ring dhe të ngrejë flamurin tonë kombëtar sa më lart”, shkruan Ilir Meta.
Top Channel