Ka qëndruar shumë pak orë e boshatisur pankina e Torinos, pas shkarkimit të serbit Mihajloviç, pasi presidenti Cairo ka gjetur menjëherë trajnerin e ri. Walter Mazzarri është zyrtarisht trajneri i skuadrës ‘granada’, me një kontratë të vlefshme deri 2020.
Ashtu siç edhe u njoftua, Torino ka preferuar italianin e rikthyer pas eksperiencës angleze me Watford, për të drejtuar skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit dhe jo vetëm. Ish-trajneri i Livornos, Sampdorias, Napolit dhe Interit do të jetë pjesë e skuadrës ‘granada’ deri në verën e vitit 2020. Firma në kontratë erdhi pak pas mesditës së ditës së enjte dhe trajneri ka zbritur menjëherë në stërvitje me skuadrën, për të përgatitur ndeshjen e radhës në kampionat përballë Bolonjës.
Së bashku me trajneri Mazzarri do të vijë edhe stafi me të cilin ai kë shëtitur në të gjitha pankinat që ka drejtuar, me Frustalupin si zëvendës, Pondrelli përgatitës atletit dhe Nitti asistent. Mazzarri që ka zgjidhur me konsensus kontratën me Watford(e vlefshme deri në 2019)rigjen në skuadër Ninag, të cilën e ka patur në Londër me huazim për 6 muaj, ndërsa pritet që të afrojë në merkaton e janarit edhe francezin tjetër Capoue. Më ardhjen e Mazzarrit pritet që Torino të ndryshojë edhe rreshtimin, nga 4-3-3 që luante me Mihajloviç, të kalojë në 3-5-2.
Top Channel