Dritat dhe fishekzjarret ishin pjesë e atmosferës së ndërrimit të viteve edhe në shumë qytete të Shqipërisë. Në Durres çastet e para të 2018-ës përveç fishekzjarreve u shoqëruan edhe me sirenat e anijeve të ankoruara në port.

Njerëzit në sheshin kryesor të qytetit ishin të paktë, pasi munguan organizimet festive. Ndërsa shëtitorja bregdetare ka qenë më e gjallë, ku reflektimi i fishekzjarreve dhe hënës së plotë mbi ujërat e Adriatikut dhuruan momente magjike.

Edhe ne qytetit e varfer verior të Bulqizes, është festuar me fishekzjarre në rrugën kryesore të zbukuruar me pemën tradicionale dhe drita.

Në Korçë mbërritja e 2018-s u prit me fishekzjarre të shumta, dritat e te cilave mbuluan sheshin para katedrales të mbushur me njerez.

Ndërrimi i viteve është festuar me fishekzare shumëngjyrëshe edhe në qytetin e Fierit. Shumë qytetarë kryesisht të rinj, pranë pemës tradicionale kanë hedhur qindra fishekzare.

Festimet për vitin e Ri në Gjirokastër sollën atmosferë të ndezur në të dy qendrat e qytetit. Qindra njerëz ishin spektatore te nje festivali fishezjarresh dhe muzikës live, të pranishme thuajse në çdo restorant e klub të qytetit.

Festes i jane bashkuar edhe emigrantet që punojnë në Greqi. Piku i hyrjeve ka qenë pasditja e 31 dhjetorit, ku vetëm në pikën kufitare të Kakavijës mbërritën mbi 6 mijë persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA