Princi Harry dhe Meghan Markle, 2017

Ajo është sot në qendër të vëmendjes, dhe për industrinë e modës, kaq mjafton që të kthehesh në favorit të padiskutueshëm.

Meghan Markle po shijon momentin e vet më të madh të famës, megjithatë prej tij janë duke përfituar ndjeshëm edhe firmat e saj të preferuara të veshjeve.

Në media e quajnë “efekti Meghan”; website-t e shitjeve online janë duke u shembur dhe stoqet në magazina nuk përmbushin dot kërkesën e blerësve. çmenduria e momentit rrethon veshjen e saj të Krishtlindjeve; palltoja e madhe bezhë e firmes kanadeze Sentaler, që 36-vjeçarja mbante veshur ditën e Krishtlindjeve, është shitur në të gjithë masat; stoku i ri mbërrin në muajin mars e duket i destinuar që dhe ai, të mbarojë shumë shpejt.

Ka një listë pritjeje prej 350 personash për çizmet e saj 229 paundeshe të Kurt Geiger; shumë femra duan tani një çante 455 paundshe Strathberry si e princeshës së re, por do t’iu duhet të presin deri në muajin shkurt.

Javët e fundit, firmat Joseph, Self Portrait, Parosh, Aritzia e mjaft të tjera kanë raportuar një shtim të ndjeshëm të shitjeve për artikujt e tyre të mbajtur nga Markle, e cila është sot vërtetë në fokus si e fejuara e Harry-t, por e ka dëshmuar me kohë se ka shije mjaft të rafinuara përsa i takon veshjes.

Meghan ushtron aktualisht një ndikim shumë më të madh tek firmat e modës sesa një pjesë e mirë e të ashtuquajturve “influencues profesionistë”, dhe kjo, pa i dashur të postojë qoftë dhe një selfie të vetme në Instagram.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel