Mou gjen problemin: City, kalendar më të mirë

26/12/2017 12:55

Për Jose Mourinho janë reduktuar pothuaj në zero mundësitë për të fituar titullin e tij të parë kampion në Angli me Manchester United, kur City është diferencuar me 13 pikë pas 19 javësh kampionat.

Por portugezi si gjithnjë nuk rri pa lëshuar ndonjë thumbim në adresë të rivalit të tij të përjetshëm, Pep Guardiola. E gjitha lidhet me kalendarin, që duket se favorizon më shumë skuadrën e drejtuar nga Guardiola. Barazimi 2-2 me Leicester të shtunën ishte 1 nga 4 ndeshjet që United to të luajë për 10 ditë.

“Nuk dua të flas fare për ato skuadra që kanë 6 ditë pushim për të festuar dhe për përgatitur ndeshjen e radhës”, u shpreh Mourinho për Sky Sports, ku duket qartë që referimi është për kundërshtarët e të njejtit qytet.

“Mund të flas edhe për ato skuadra që kanë një avantazh karshi nesh me kalendarin – tha më tej portugezi – Që do të thotë nuk janë stërvitur për Krishtlindje dhe ky është një problem. Por të mos harrojmë edhe dëmtimet e dhjetorit, që vijnë si pasojë e numrit të madh të ndeshjeve. Shikoj futbollistë që lënë fushën pas 15-20 minutash ose që nuk kanë mundësi të luajnë më shumë se 90 minuta. Në dhjetor është gjithnjë kështu”, deklaroi Mourinho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA