11/01 22:45
Një i ri rus u dënua me 16 vite burg, pasi kishte rrahur për vdekje bashkëshorten e tij.
Maxim Gribanov, jo vetëm që e rrahu bashkëshorten e tij, 28-vjeçaren Anastasia Oviannikova, por edhe e fotografonte atë për t’u treguar miqve se “e kishte në kontroll gruan e tij”.
28-vjeçarja u transportua në spital me plagë të mëdha dhe hematoma në gjithë trupin e saj. Mjekët konstatuan disa brinjë të thyera, djegie dhe hemoragji të brendshme.
Megjithë përpjekjet e mjekëve, 28-vjeçarja ra në koma dhe gjashtë ditë më vonë ndërroi jetë.
Top Channel