Neymar vazhdon të jetë temë diskutimi në media. Në fillim të këtij muaji, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez bëri një deklaratë nëpërmjet së cilës pranonte dëshirën për të pasur brazilianin në skuadër, një deklaratë kjo që ka gjetur përgjigjen e menjëhershme nga ana e Paris Saint Germain, fillimisht me Unai Emery e më pas me Drejtorin Sportiv, Antero Henrique.
“Neymar nuk largohet se ndihet shumë mirë këtu”, tha Henrique në një intervistë për “Le Parisien”. “E do shumë këtë klub. Nuk është çështje parash, por ekuilibri. Neymar e pranon këndvështrimin e tonë. Neymar është një futbollist ambicioz dhe PSG i ka krijuar hapësirat që ai kërkon”.
I pyetur për deklaratën e Perez, të cilën e bëri pikërisht ditën që Cristiano Ronaldo fitoi “Topin e Artë” për herë të pestë në karrierë, Henrique u përgjigj: Të flasësh për futbollistin e një klubi tjetër ditën që Ronaldo fiton “Topin e Artë”, nuk duket se ka qenë diçka e këndshme për këtë të fundit.
Top Channel